Ish-trajneri i Juventusit dhe Chelseas, Maurizio Sarri, vazhdon të jetë një nga trajnerët më të kërkuar në kampionatin italian. Kujtojmë që 62-vjeçari u shkarkua verën e kaluar nga stoli i “Zonjës së Vjetër”, edhe pse arriti të fitonte titullin kampion me ta.
Prej disa javësh në garë për Sarrin kanë qenë trek lube, konkretisht Napoli, Roma dhe Fiorentina. Sipas raportimit të “Football Italia”, italiani ka refuzuar ofertën e klubit nga Firence. Mësohet se tashmë në garë kanë mbetur vetëm Napoli e Roma dhe vendimi i Sarrit pritet të vijë në fund të sezonit.

Ishte vetë dëshira e Sarrit që të mos merrte drejtimin e një klubi në mes të sezonit, edhe pse ofertat për të nuk kanë munguar. Trajneri veteran është ende nën kontratë me Juventusin deri në vitin 2022, por torinezët mund ta mbyllin atë në fund të muajit nëse i paguajnë atij 2.5 milionë euro. /abcnews.al

