Luka Modric është një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares kroate, ndërsa ndodhet vetëm dy ndeshje larg historisë.
36-vjeçari është një pikë kyçë ne mesfushën e kombëtares duke dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në arritjen e rezultateve pozitive.
Mesfushori i Realit ka hyrë në vitet e fundit të karrierës së tij, por kjo nuk e përjashton Modric që të shkruajë historinë me kombëtaren e tij.
Kapiteni ka luajtur 146 ndeshje deri më tani me3 Kroacinë, ndërsa mund të kalojë Javier Mascherano ku ka 147 paraqitje për Argjentinën dhe të barazojë Rafael Marquez me 148 paraqitje për Meksikën në listën e lojtarëve me më së shumti paraqitje me kombëtaren e meshkujve, nëse kroati do të luajë të dy ndeshjet e këtij muaji që do të zhvillojë kombëtarja e tij, teksa do të bëhej lojtari i 36-të në listën e lojtarëve me më shumë ndeshje. /f.a/abcnews.al