Dy mike në lëkurën e njëra-tjetrës, Blerina Gjylameti dhe Albana Daka siç nuk i kishim imagjinuar më parë

schedule21:19 - 24 Mars, 2021

schedule 21:19 - 24 Mars, 2021

Edhe sonte mbrëmja në ABC me “E ardhmja është vajzë” nga Ermira Çausholli, solli në ekran dy vajza të suksesshme të cilat veç të tjerash janë edhe mike shumë të mira. Bëhet fjalë për Albana Daka, mjeke dhe drejtoreshë e ALNET dhe deputetja e Parlamentit shqiptar, Blerina Gjylameti. Ato u vendosën përballë njëra tjetrës dhe provuan të drejtonin mbledhjet me stafin e secilës. Sigurisht që ja dolën pasi marëdhënia e tyre e ngushtë i ka bërë të marrin shumë prej njëra tjetrës por asgjë nuk është aq e lehtë sa duket.

“Mu duk vetja pak më e ashpër se ç’jam zakonisht. Unë Albën nuk e kam vetëm shoqe të ngushtë e konsideroj motër dhe e dimë pak a shumë se çfarë bëjmë në profesionet tona përkatëse por ta prekje nga afër ishte tjetër gjë. Një eksperiencë shumë e bukur“, shtoi Blerina.

Më pas vajzat folën për sukseset e tyre në jetë dhe sigurisht që formimi i tyre apo profesioni ka vend shumë të rëndësishëm por familja është suksesi i tyre më i madh në jetë. Një familje e shëndetshme ku ka shumë përkrahje dhe dashuri i ka bërë të jenë të suksesshme edhe në profesion./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!