Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Dy metra”, dëgjonin zhurma të çuditshme në tualet, çifti shokohet nga ajo që gjen pas pllakave në mur

schedule09:31 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 09:31 - 14 Dhjetor, 2021

Një specialiste e shpëtimit të kolonive të bletëve u gjend përballë një spektakli të papritur kur theu pllakat e banjës në një shtëpi në Florida , ku ishte thirrur për të ofruar shërbimet e tij.

Sipas videos së ngarkuar nga vetë Elisa Bixler në Tik Tok, çifti që qëndronte në shtëpi kërkonte ndihmë, pasi ishin lodhur nga dëgjimi i një zhurme të vazhdueshme në banjën e tyre, si dhe duke parë bletët duke ikur nga muri.

Kur Bixler më në fund hoqi pllakat në banjo, u gjend përballë një “surprize”.



Para saj ishte një koshere e madhe dy metra e gjatë, me plot bletë dhe mjaft mjaltë.

“Shiko sa mjaltë ka këtu”, dëgjohet të thotë Bixler në video, e cila tashmë ka mbledhur afro 730,000 pëlqime  në platformën e njohur të rrjeteve sociale .

Sipas saj në klipin viral, bletët që kanë jetuar deri më sot pas dushit të çiftit do të gjejnë një shtëpi të re në kosheret që Bixler ka në shtëpinë e saj./abcnews.al/

@howsyourdayhoney3Reply to @spiritualhealingmummy

♬ abcdefu – GAYLE

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!