Elton Ilirjani, Rezart Prifti, Olesia Leço dhe Enertila Bekteshi ishin të pranishëm sot në “Abc e Pasdites” ku biseduan për urimin “shëndet dhe para” të shprehura mes njerëzve për këtë vit. Por a janë dy element të majftueshëm për të qenë të lumtur? Profesori Rezart Prifti tha në program se njerëzit jetojnë dy mallkime kur nuk bëjnë punën që duan dhe kur jetojnë me dikë që nuk e duan.
Rezart Prifti: Në jetë ka dy mallkime. Të mallkohesh duke bërë gjithë jetën tënde atë që nuk do, siç ka ndodhur masivisht në Shqipëri në kohën e sistemit komunist, ku të zgjidhte partia degën, siç ndodh sot ku prindërit i zgjedhin gocave profesionin, pra drama të tilla jetësore. Dhe mallkimi i dytë është që ti të rrish me dikë që nuk e do. Kjo është përkufizimi i të mos qenit i lumtur.
Ndërkohë, Elton Ilirjani u ndal tek jeta fals që pjesa më e madhe e vajzave shqiptare bëjnë. Ai tha se jeta që ato publikojnë në rrjetet sociale nuk është e vërtetë pasi nuk i kanë ato para me të cilat blejnë veshjet e shtrenjta apo vizitojnë vendet e luksit.
Elton Ilirjani: Unë dua të them vetëm diçka për të rinjtë sepse ata duhet të na ndjekin dhe të kuptojnë që lumturia nuk është vetëm paraja. Ose nuk është vetëm paraja e fituar lehtë. Ata shikojnë në Instagram eskorta televizivetë cilat na trefojnë që blejnë firmat më të shtrenjta. Të rinjtë shqiptar janë në gjendje të kuptojnë një që është në istagram dhe nuk bën asgjë në jetën e vet, përveçse del dhe bën foto. Ku i gjejnë paratë këta njerëz? Ky është shembull shumë i keq!”
Ermali ndërhyn teksa ai përmend eskortat televizive duke I kërkuar emra ose të mos bëj përgjithësime. Eltoni nuk pranon ti deklaroj publikisht, duke thënë se publiku i di. Olesia Leço nënvizoi se duke qenë vend i varfër ne kemi nevojë të imitojmë të pasurit e vërtetë. Sipas saj, një i pasur i vërtetë ka krenari të tregojë që shpenzon pak, një imitues i të pasurit është ai që ka nevojë të bërtasë logon që ka veshur. /abcnews.al