Dy luftëtarë amerikanë të zhdukur në Ukrainë, dyshohet se janë marrë rob nga rusët

schedule21:34 - 15 Qershor, 2022

schedule 21:34 - 15 Qershor, 2022

Dy amerikanë që luftojnë përkrah forcave ukrainase në veri të Kharkiv-it janë zhdukur për gati një javë. Tashmë familjarët e tyre druhen se ata mund të jenë kapur nga forcat ruse. Bëhet fjalë për Alexander John-Robert Drueke, 39 vjeç, nga Tuscaloosa, Alabama, dhe Andy Tai Ngoc Huynh, 27 vjeç, nga Hartselle, Alabama.

Një rreshter i ekipit tha për CNN se njësia e tyre po luftonte nën komandën e brigadës së 92-të të mekanizuar të Ukrainës më 9 qershor, pranë qytetit të Izbytske. Ai tha se Drueke dhe Huynh u zhdukën gjatë betejës dhe në misionet e mëvonshme të kërkimit nuk u gjet asnjë gjurmë e tyre.

Në një postim të nesërmen në një kanal propagandistik rus në Telegram thuhej se dy amerikanë ishin kapur pranë Kharkiv-it.

Bunny Drueke, nëna e Alex, tha për CNN se ata mund të jenë kapur rob lufte, por kjo nuk është konfirmuar.  Ajo tha se ambasada amerikane në Ukrainë nuk ka qenë në gjendje të verifikojë nëse djali i saj është kapur. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!