Emërimi i Xavit si trajner i Barcelonës ndryshoi qëndrimin e Dembeles ndaj skuadrës si brenda dhe jashtë fushës.
Sipas Catalunya Radio, më parë Dembele ka folur vetëm me francezët, por situata po ndryshon. Ai tashmë hapet me shokët e tij.
Së fundmi ai u miqësua me Gavi dhe Pedri. Në ndeshjen kundër Sevillas, marrëdhëniet e ngrohta midis lojtarëve ishin veçanërisht të dukshme, Gavi, duke festuar golin e tij, vrapoi në tribuna për të përqafuar francezin e dëmtuar, shkruan abcnews.al.
Mesfushorët e rinj të Barcelonës po e ndihmojnë gjithashtu shumë Dembelen me spanjishten e tij dhe Ousmane tani është i lirë të flasë me shtypin.
2 vjet më parë, në një ndeshje po kundra Sevilla, Leo Messi duhej t’i shpjegonte arbitrit se Dembele nuk fliste spanjisht, kështu që francezi thjesht nuk mund të ofendonte arbitrin. Më pas edhe ish-trajneri i Barcelonës, Valverde, pranoi se e kishte të vështirë të fliste spanjisht me francezin. /G.D abcnews.al/


