Dy lojtarë të Tiranës arrijnë të mposhtin Covid-19

schedule13:59 - 14 Tetor, 2021

schedule 13:59 - 14 Tetor, 2021

Tiranës po i rikthehen lojtarët e munguar. Pas Taulant Seferit, Marsel Ismailgeci dhe Majkëll Ngosë që kanë kaluar Covid-19, vjen lajmi se dhe dy lojtarë të tjerë kanë arritur ta mboshtin virusin.

Sipas “Panorama Sport” pas testeve të kryera kanë rezultuar negative Erion Hoxhallari dhe Aldo Gjumsi.

Në këtë mënyrë të dy lojtarët priten ti bashkohen pjesës tjetër të skuadrës për të filluar përgatitjet  në ditët në vijim. Pavarësisht se për ndeshjen e rëndësishme me Teutën, trajnerit Orges Shehu nuk do ti ketë të gatshëm, tekniku “bardh e blu” mund të gëzojë teksa shikon që lojtarët e rëndësishmë po i rikthehen çdo ditë. /abcnews.al