“Dy klube të Serie A duan Selmanin? Kemi oferta nga Bundesliga”

schedule10:54 - 21 Nëntor, 2019

schedule 10:54 - 21 Nëntor, 2019

Gentian Selmani po paraqitet mirë në Turqi me Menemenspor, klub që garon në ligën e dytë turke. Portieri i Shqipërisë U21, i grumbulluar disa herë edhe me kombëtaren A, mund të ndryshojë ekip në janar ose në verë.

“Calciomercato.it” shkruan Selmani është në fokusin e dy klubeve të Serie A, Lecce dhe Torino. Vetë menaxheri i portierit, Deniz Uysal, ka mohuar të ketë bisedime me klubet e sipërpërmendura, por zbulon se 21-vjeçarin e duan në Gjermani dhe në Superligën turke.

“Ne nuk kemi pasur kontakte zyrtare me këto dy klube. Por presidenti i Menemenspor na ka thënë se dëshironte të bisedonte me disa klube italiane. Na kanë ardhur oferta për Selmanin nga klube të Superligës turke dhe nga Bundesliga gjermane”, ka deklaruar Uysal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!