Pas vuajtjeve i kryqëzuar në Kryq, Jezu Krishti vdiq të premten, sipas Biblës dhe ndaj kjo ditë konsiderohet si e “premtja e zezë” për besimtarët ortodoksë. Në qytetin e UNESCOS, kjo ditë është kaluar plotë lutje dhe falje, ndërkohë që rritet fetare janë ndjekur nga qindra qytetarë, të cilët pavarësisht besimit të tyre fetare janë bashkuar.
Ceremonitë fetare të “së premtes së zezë” janë zhvilluar paralelisht në të gjitha kishat e qytetit të konsideruar si qyteti i harmonisë fetare, ndërkohë që epiqendra e riteve është vendosur në Katedralen e Shën Dhimitrit në qendër të qytetit dhe Kishën e “Shën Spirillonit” që ndodhet në lagjen muzeale “Goricë”.
Rreth orës 20:00 nga të dyja këto kisha ka nisur rrugëtimi i epitafit të shenjtë, që simbolizon varrin e Krishtit. Me epitafin e shenjtë kori dhe qindra besimtar u nisën nga kishat duke kënduar nëpër rrugët e qytetit për tu bashkuar në pedonalen drejtuar rritet fetare, në Katedrale, ku besimtarët janë lutur për shëndet, mirësi dhe lumturi, pas kapërcimit të Epitafit.
Rritet fetare të “së premtes së zezë” janë më të rëndësishme për çdo besimtar ortodoks, pasi biri i Perëndisë ndërroi jetë, për t’u ringjallur mesnatën e madhe të së shtunës. /abcnews.al/