Fryma e keqe është një gjendje e pakëndshme dhe shumë duan ta shmangin, por jo gjithmonë kanë sukses.
Përveç pastrimit të dhëmbëve tërësisht dhe gjuhës suaj (gjithashtu e rëndësishme që shumë harrojnë gjatë larjes) duhet të pastroni dhëmbë me pe çdo ditë dhe të pini shumë ujë.
Por ka edhe dy këshilla të tjera që do t’ju ndihmojnë të shpëtoni prej saj. Zbuloni më poshtë se cilat janë ato:
Kos dhe domate
Të dyja këto ushqime do t’ju ndihmojnë. Nga njëra anë, kosi me probiotikë do të jetë në gjendje të neutralizojë mikrobet, ndërsa nga ana tjetër, domatja do të mposhtë erën e sulfideve të prodhuara nga bakteret orale.
Zierja e barzilokut
Barziloku është një barishte që lufton erën e keqe të gojës. Hidhni 50 gramë gjethe prej tij në një tenxhere në të cilën keni vendosur 1 litër ujë të ftohtë. Pas rreth 20 minutash, ndizni sobën dhe zieni përzierjen për rreth një minutë. Lëreni të ftohet për rreth 10 minuta dhe konsumojeni. l.k/abcnews.al