Dy ish-deputetët e PS-së kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë

schedule17:15 - 9 Prill, 2019

schedule 17:15 - 9 Prill, 2019

Arben Çuko dhe Arben Ndoka kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë “Arrest shtëpie”, të dhënë më herët nga Gjykata e Shkallës së parë për Krime të Rënda. Kërkesa e 2 ish-deputetëve të Partisë Socialiste është dorëzuar nga avokatët e tyre, Maks Haxhia dhe Ardian Leka. Por seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë u shty.

Çuko dhe Ndoka u arrestuan në Tetor të vitit të kaluar në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4” së bashku me 44 persona të tjerë. Në fillim, gjykata i la në burg, por më vonë, ua ndryshoi masën e sigurisë në “arrest shtëpie”.

Arben Ndoka dyshohet se ishte i përfshirë në tjetërsimin e pronave tek zona e “Ranës së Hedhun” në Lezhë. Ndërsa Arben Çuko dyshohet se kishte marrë para për transferimin e një të burgosuri dhe se për këtë favor, ishte paguar nga Jasin Avdyli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!