Lazio pësoi humbjen e dytë radhazi në kampionat mbrëmë. Pas humbjes 0-3 kundër Milanit, lacialët u mposhtën 2-1 me përmbysje nga Lecce. Drejtori sportiv, Igli Tare, ka fajësuar kalendarin për këtë ecuri.
”Ndër tri skuadrat më të mira, që luftojnë për titull, ne jemi më të penalizuarit në drejtim të grupit të lojtarëve dhe kohës”, tha fillimisht Tare.
“Kjo është ndeshja e katërt, nga pesë, që luajmë çdo tri ditë. Kjo do të thotë shumë, edhe nëse nuk është një justifikim. Ne e sqaruam edhe dje, ky grup beson akoma te titulli.
Nuk mendoj se duhet të heqim dorë nga kampionati. Ky grup meriton respekt, ka luftuar dhe po lufton për diçka shumë të rëndësishme. Për sa kohë që ka shpresë, ne do të besojmë”, përfundoi drejtori shqiptar./abcnews.al