Kryetari i Bashkësisë Islame të Vitisë, Husamedin Hoxha, të martën, pas një mosmarrëveshjeje, është sulmuar nga Hoxhë Xheladin Halili.
Mediat në Kosovë raportojnë se sulmin ndaj tij e pranoi vetë Hoxha, i cili tha se rastin e ka raportuar edhe te Bashkësia Islame e Kosovës.
Ndërsa, i dyshuari, Xheladin Halili, e mohoi të ketë kryer sulm ndaj kryetarit të BIK-ut.
“Sa i përket rastit, ka qenë vetëm një debat verbal. Përveç kësaj, kjo situatë është tejkaluar përmes disa miqve, në të njëjtën ditë”, ka thënë Hoxha.
Gjakrat mes tyre mund të jenë shuar, por këtë të enjte kryetari Husamendin Hoxha, përveç rastit të hapur, në polici dërgoi edhe një raport mjekësor lidhur me këtë ngjarje.