Dy grumbullime para Euro 2024, Shqipëria U-17 për vajza nis përgatitjet për aventurën evropiane

schedule17:36 - 6 Nëntor, 2023

schedule 17:36 - 6 Nëntor, 2023

Kombëtarja shqiptare për vajza U-17 do të zhvillojë një grumbullim tre ditor në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të raundit të parë të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë, që do të luhen në Shqipëri nga data 23 deri më 30 nëntor.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Agustin Kola do të grumbullohet në Tiranë, teksa do të zhvillojë stërvitjet në fushat e ‘Shtëpisë së Futbollit’, duke nisur nga mesdita e së martës e deri të enjten.

Ky grumbullim do t’i shërbejë stafit kuqezi të Kombëtares U-17 të seleksionojë futbollistet më të mira të kësaj grupmoshe, të cilat do të përfaqësojnë Shqipërinë në kualifikueset e Kampionatit Europian U-17. Ky nuk do të jetë grumbullimi i vetëm i Kombëtares U-17, që do të rikthehet sërish në një tjetër aksion në fushë në datat 14-16 nëntor.

Pas këtyre dy grumbullimeve të organizuara nga Departamenti i Ekipeve Kombëtare, stafi kuqezi i Kombëtares U-17 për vajza, me në krye trajnerin Kola do të duhet të kolaudojnë grupin me 20 futbolliste që do të marrin pjesë në sfidat kualifikuese të raundit të parë të Kampionatit Europian 2024 për këtë kategori. /FSHF

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!