Gratë që kanë akuzuar sipërmarrësin financiar, Jeffrey Epstein, për abuzim seksual kanë ngritur një padi kundër Deutsche Bank dhe JpMorgan Chase & Co, sipas Reuters.
Në padinë e tyre ato pretendojnë se dy gjigantët bankarë kanë lehtësuar operacionet e trafikimit seksual të manjatit, duke injoruar shenjat e aktiviteteve të tij kriminale.
Viktimat e Epstein synojnë të bashkojnë dy proceset dhe t’i japin jetë një procesi gjyqësor në grup kundër dy bankave, duke marrë një dëmshpërblim financiar të një shume ende të panjohur, por sigurisht të konsiderueshme.
Kujtojmë se Jeffrey Epstein kreu vetëvrasje në burg në vitin 2019 në rrethana të dyshimta.
/abcnews.al

