Dy gra në Belsh janë vënë nën hetim nga policia pasi janë përleshur me njëra tjetrën.
Policia njofton se pas debatit konflikti është përshkallëzuar në përplasje fizike ndërsa janë përdorur edhe sende të forta.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik proceduan penalisht shtetaset S. G., 55 vjeçe dhe Xh. Ç., 54 vjeçe, banuese në fshatin Dushk, Belsh, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëra-tjetrën, me grushte dhe me sende të forta.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /abcnews.al