Dy “gjigantë” anglezë në garë për Marash Kumbullën, Verona i vendos çmimin

schedule21:50 - 18 Mars, 2020

schedule 21:50 - 18 Mars, 2020

Marash Kumbulla vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare debutoi këtë sezon në Serie A me Veronën dhe paraqitjet e tij i kanë mahnitur të gjithë. 18 ndeshje të zhvilluara në kampionat, një gol i shënuar dhe shumë ndërhyrje të sakta.

Inter, Lazio dhe Napoli po e ndjekin me interes situatën e 20-vjeçarit të talentuar. Sipas raportimeve të The Sun, e ardhmja e djaloshit nga Malësia e Madhe pritet të jetë Premier League. Manchester United dhe Chelsea po garojnë fort mes tyre për kartonin e Kumbullës.

Verona kërkon minimalisht 23 milion paund për ta lënë të lirë gjigantin e mbrojtjes, i cili ka meritë të madhe në sezonin fantastik të skuadrës së tij, që ka mbrojtjen e katërt më të mirë në Serie A deri në këto momente. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!