Shtrati është streha e shtëpisë, ku ne më në fund kalojmë disa nga orët e rëndësishme të ditës ndërsa pushojmë.
Prandaj, është shumë e rëndësishme që shtrati ynë të jetë i rehatshëm dhe gjithmonë i pastër. Në këtë të fundit do të theksojmë se ka dy objekte që nuk duhet të vendosim në shtrat edhe pse shpesh e bëjmë.
Një prej tyre është celulari ynë të cilin shumë shpesh e vendosim në shtratin tonë dhe nuk duhet ta mbajmë. Përveç që nuk ju ndihmon të relaksoheni thellë në mbrëmje, ai gjithashtu ka shumë mikrobe mbi të cilat është mirë të mos ju shoqërojë gjatë gjumit.
Pika e dytë janë çantat. Ato janë gjithashtu sende që mbledhin shumë mikrobe prandaj është më mirë t’i varni ose t’i vendosni në një mobilie tjetër dhe jo në shtrat./abcnews.al