Ideja e martesës me një person që do të jetë partneri dhe mbështetësi juaj më i mirë, tingëllon shumë bukur. Megjithatë, kur të gërmoni pak më thellë nën “syzet” romantike rozë, do të bëheni të vetëdijshëm se jo gjithçka mund të jetë fushë me lule.
Edhe pse është e pashmangshme që ndonjëherë të keni zënka me partnerin, janë dy gjëra që duhet të keni parasysh në mënyrë që martesa juaj të funksionojë. Prandaj përpara se të thoni një “po”, duhet të kontrolloni paratë dhe komunikimin.
Mbani nën kontroll paratë tuaja
Pavarësisht nëse jeni në lidhje ose jeni martuar për 20 vjet, mundoni të bëni më të mirën në mënyrën se si i menaxhoni paratë në marrëdhënien tuaj. Duhet të jeni në të njëjtën anë kur bëhet fjalë për mënyrën se si i menaxhoni ato. Vendosni disa udhëzime.
Kush do t’i paguajë faturat? Sa para do të shpenzoni dhe për çfarë? Si do t’i merrni vendimet për kosto të larta. Paratë (ose gjërat që blini me para) nuk mund të jenë më të rëndësishme ndaj veproni me mençuri kur bëhet fjalë për paratë tuaja.
Mësoni aftësinë e komunikimit
Të mësosh se si të komunikosh në mënyrë efektive me bashkëshortin/en është jashtëzakonisht e rëndësishme. Është diçka për të cilën duhet punuar me të vërtetë dhe për shumicën e njerëzve kjo nuk vjen natyrshëm.
Lexoni libra, dëgjoni podkaste, shkoni në konferenca, gjithçka që mund të bëni për të përmirësuar veten në të dy anët e procesit të komunikimit, dëgjoni më mirë dhe flisni më mirë, në mënyrë që partneri juaj t’ju kuptojë. /abcnews.al