Sa herë që bie shi fshati Anë e Vjosës dhe Toç në Memaliaj mbetet pa energji elektrike. Banorët në këtë zonë thonë se kjo është një situatë qe përsëritet sa herë bie shi.
Situata u përsërit edhe këtë fund dhjetori. Prej dy ditësh banorët e këtyre dy fshatrave janë në errësirë.
“Sa herë që fryn erë ne mbetemi pa drita”, ka thënë një nga banorët.
Një tjetër banor thekson se kanë dhe ushqimet dhe nuk e dinë se si do ja bëjnë pa energji.
Janë ankuar te OSHEE, por nuk kanë marrë përgjigje.
Linjat e energjisë elektrike, mezi mbahen në këmbë.
“Telat janë të gjithë të kalbur, është në gjendje katastrofë fëmijët janë të rrezikuar pasi vijnë dhe lozin afër”, ka thënë një banor.
Banorët kërkojnë nga OSHEE-s që të ndërhyjë për vendosjen e një linjë të re, pasi këto ndërprerje vazhdojnë dhe gjatë stinës së verës./abcnews.al