Tre familjet në Ksamil u konfliktuan me thika për shezlonget e daljen në det

schedule21:29 - 5 Maj, 2020

schedule 21:29 - 5 Maj, 2020

Shkak i konfliktit të ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil të Sarandës mësohet të jetë bërë një konflikt i vjetër për një pronë në zonën e plazhit të Ksamilit.

Konflikti i ndodhur mes familjes Pollo dhe palës tjetër të përfshirë në konflikt Kleard Zilfaj dhe Denada Cenaj, ka ardhur për shkak se këta të fundit kanë një hotel pranë bregdetit, por që faktikisht nuk ka dalje në det.

Ata pretendojnë se nga 180 metër katror që u takon fqinjëve, ata kanë zaptuar 700 metër, duke u bllokuar kështu atyre daljen në det.

LEXO EDHE: Konflikt me thika e sende të forta mes 2 familjeve në Ksamil, 3 të plagosur

Ndërsa familja Pollo nga ana tjetër i ka vendosur shezlonget në plazh para hotelit të Zifajt dhe Cenajt.

Konflikti mes tyre ka shkuar prej vitit 2016 ka shkuar deri në dyert e gjykatave, por pa një zgjidhje.

Sherri i ndodhur mes tyre në orët e pasdites ku u plagosën tre persona Flamur Pollo, Ilia Lula dhe Petro Lula, ndërsa u shoqëruan në komisariat dy të tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!