Dy persona janë vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia Kufitare e Sarandës. A.H., 31 vjeç banues në fshatin Bërzhitë të Tiranës dhe G.P., 29 vjeç, banues në Polis të Librazhdit u evidentuan nga policia gjatë patrullimit të këtyre të fundit në afërsi të Likojanit.
Dy të rinjtë po transportonin dy çanta, brenda së cilave kishte 22 kilogramë kanabis. Pas hetimeve nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Sarandë u bë shpallja në kërkim e A.Xh dhe D.A. Policia po punon për kapjen e tyre./abcnews.al