Dy pilotë humbën jetën si pasojë e përplasjes së 2 avionëve gjatë një shfaqjeje ajrore në Nevada të SHBA-së. Në një deklaratë nga Unioni i Garës Ajrore Reno thuhet se 2 avionët u përplasën në ajër gjatë mbylljes së shfaqjes.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën pilotët e të dy avionëve.
Zyrtarët kanë nisur hetim për të përcaktuar arsyen e aksidentit.
/abcnews.al