Dy anije dhuratë nga Italia/ I shtohen flotës shqiptare për monitorimin në det

schedule15:46 - 11 Shkurt, 2025

schedule 15:46 - 11 Shkurt, 2025

Italia i dhuron Shqipërisë dy anije të klasit “Vedeta 2000”. Anijet si donacion i Guardia di Finanzza, i shtohen flotës shqiptare për monitorimin në det, kundër kontrabandës dhe trafiqeve.

Anije “Vedeta 2000” janë të shpejta, me aftësi manovruese të lartë për ndjekjen e mjeteve lundruese në det.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit në portin e Durrësit, komandati i përgjitshëm i Guardia di Finanzza theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë për sigurinë detare.

Ndërkaq, për ministrinë e Brendshme dhe të Mbrojtjes zgjerimi i flotës është një moment i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve për mbrojtjen e territorit dhe kufirit detar.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu njoftoi se të tjera mjete lundruese të dhuruara nga qeveria italiane do t’i shtohen Rojes Bregdetare dhe Forcës Detare së shpejti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!