Dy alternativa për ata që nuk hanë kos dhe qumësht

schedule19:51 - 16 Janar, 2022

schedule 19:51 - 16 Janar, 2022

Shumë njerëz janë intolerantë ndaj laktozës dhe nuk mund të konsumojnë produkte të qumështit.

Gjithashtu, alergjitë janë një tjetër arsye pse kaq shumë njerëz shmangin konsumimin e qumështit ose jogurtit. Por përbërësit në këto ushqime janë jetik për një shëndet të mirë. Nëse jeni duke kërkuar për alternativa, mund të provoni si më poshtë.

Kokosi

Qumështi i kokosit është bërë tashmë një ushqim kryesor për shumë veganë, që do të thotë se nuk konsumojnë mish dhe produkte shtazore. Kokosi është një burim i mirë i fibrave, kalciumit, vitaminave, kaliumit, magnezit, hekurit dhe selenit. Prandaj mund të zëvendësojë produktet e qumështit dhe është një zgjidhje e mirë për ata që janë intolerantë ndaj laktozës. Kështu që filloni të mësoni se si të bëni akullore me qumësht kokosi.

Qumësht soje dhe kos

Edhe pse jogurtet e sojës përmbajnë më pak kalcium se normalja, ata janë një ushqim ideal për ata që kanë alergji ose intolerancë. Gjithashtu, një opsion i mirë është blerja e produkteve të sojës që janë të fortifikuara me kalcium dhe vitaminë D.

Nga cilat sëmundje kronike na mbron qumështi?

Dihet se konsumimi i qumështit sjell përfitime për shëndetin. Një studim i ri shkencor i shton listës së gjatë të përfitimeve të qumështit për shëndetin, kontributin e tij në uljen e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve kronike.

Qumështi dhe produktet e tjera të qumështit ndihmojnë në plotësimin e nevojave ushqyese të trupit , pasi ato janë të pasura me lëndë ushqyese si proteina, kalcium, magnez, kalium, zink, vitaminë A, riboflavinë dhe acid pantotenik.

Studiuesit nga universitetet në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara analizuan 14 studime dhe raporte të kryera në mbarë botën për të kuptuar rolin e produkteve të qumështit në shëndet.

Gjetjet, të publikuara në revistën Advances in Nutrition, konfirmojnë përfitimet e tyre të shumta shëndetësore, ndërsa në të njëjtën kohë hedhin poshtë disa pikëpamje.

Studiuesit kanë zbuluar se produktet e qumështit me pak yndyrë mund të ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të sindromës metabolike, thyerjes së shtyllës kurrizore dhe diabetit të tipit 2.

Konsumimi i moderuar i qumështit është treguar gjithashtu se zvogëlon shanset e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë dhe kancerit të fshikëzës. Megjithatë, ato nuk kanë asnjë efekt në kancerin e prostatës.

Rreziku kardiometabolik ose rreziku i dëmtimit të zemrës dhe enëve të gjakut ishte më i ulët tek njerëzit që konsumonin produkte qumështi me fitosterole dhe acide yndyrore omega-3.

Megjithatë, studimi nuk gjeti prova që produktet e qumështit kontribuojnë në parandalimin e frakturave osteoporotike ose frakturave të ijeve, dhe as që ato reduktojnë nivelet e inflamacionit tek njerëzit mbipeshë dhe obezë.

Studiuesit u fokusuan në të kuptuarit se si qumështi dhe produktet e tjera të qumështit parandalojnë sëmundjet kronike si sëmundjet kardiovaskulare, sindromën metabolike, kancerin kolorektal, kancerin e fshikëzës dhe diabetin e tipit 2. Ata shikuan gjithashtu efektet e tij në rritje, kocka, masë muskulore dhe shtatzëni.

Studiuesit raportojnë se shumë njerëz konsumojnë qumësht dhe produkte qumështi në sasi nën kufijtë e rekomanduar./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!