DW: NATO dëshiron të mbetet “aleancë atomike”

schedule23:40 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 23:40 - 16 Dhjetor, 2020

Traktati i OKB-së për Ndalimin e Armëve Bërthamore nuk e pasqyron mjedisin ndërkombëtar të sigurisë, i cili po bëhet gjithnjë e më sfidues. Ai gjithashtu bie në kundërshtim me rregulloret ekzistuese për çarmatimin dhe mospërhapjen e armëve bërthamore, sipas një deklarate të përbashkët të të gjitha vendeve tw NATO-s. Prandaj, NATO-ja ka ritheksuzar refuzimin e traktatit.

Marrëveshja e kritikuar nga aleanca e ka burimin në fushatën ndërkombëtare për çarmatimin bërthamor (ICAN) në Gjenevë. Ajo u miratua në korrik 2017 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me votat e 122 vendeve. Më shumë se 80 vende kanë aderuar në traktat. ICAN mori Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2017.

Fillimi me nënshkrimin e Hondurasit

Pasi Hondurasi e ratifikoi në tetor traktatin si shteti i 50-të, ai mund të hyjë në fuqi 90 ditë më vonë – më 22 janar 2021. Në dokument, i cili është i detyrueshëm sipas ligjit ndërkombëtar, nënshkruesit marrin përsipër që “asnjëherë, në asnjë rrethanë”, të mos zhvillojnë, prodhojnë, marrin, posedojnë ose strehojnë armë bërthamore.

Friedensnobelpreis 2017 ICAN

Shtetet e NATO-s vërtet thonë se edhe ato e mbështesin objektivin e një bote pa armë bërthamore. Por ato theksojnë se mënyra e vetme e besueshme për çarmatimin bërthamor është Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT), thuhet deklarata. Traktati i ndalimit të OKB-së nuk ka mekanizma rigorozë dhe të qartë të verifikimit. Për më tepër, atë nuk e ka nënshkruar asnjë shtet që ka armë bërthamore. Në deklaratë theksohet se për sa kohë që ekzistojnë armë bërthamore, NATO mbetet një aleancë atomike.DW

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!