“Dvorani në burg, nuk ka shpëtim”, Meta: Paralajmëroj horrat ndërkombëtarë, kini kujdes

schedule21:40 - 1 Prill, 2021

schedule 21:40 - 1 Prill, 2021

“Adrian Dvorani është  dhunues i Kushtetutës, këtë së ndryshon asnjë gjë. Adrian Dvorani, do shkojë ne burg për dhunimin e Kushtetutës, kjo punë ka marrë fund. Shpëtim për të nuk do të ketë. Këtë ta kenë të qartë të gjithë.” Kjo ka qenë deklarata e Presidentit Ilir Meta, mbrëmjen e sotme teksa ishte i ftuar në emisionin “Log.” në ABC.

Meta ka përdorur një gjuhë të ashpër për disa nga ndërkombëtarët të cilët i ka konsideruar si horra dhe gangsterë. Sipas Metës, atë nuk e trembin dot, ndërsa është shprehur se ka edhe një paralajmërim për ta, duke thënë se duhet të kenë kujdes.

“Ilir Meta nuk pyet për horrat dhe gangsterët, nuk pyet për mafien ndërkombëtare dhe as për diplomatë të korruptuar. Ilir Meta mendon vetëm për Shqipërinë dhe për respektimin e Kushtetutës. Madje edhe sot kam një paralajmërim të prerë për ta, në veçanti për mafien ndërkombëtare, të bëjnë kujdes sepse Shqipëria nuk është një vend eksperimental.”

“Ilir Meta nuk e llogarit fare mafien ndërkombëtare. Mafia ndërkombëtare i ka të regjistruara ne telefonat e saj mesazhet e Presidentit , por dhe ballë për ballë i kam paralajmëruar: Duhet të jenë shumë të kujdesshëm me Shqipërinë dhe me shqiptarët. Shqiptarët janë zot në vendin e tyre dhe Ne, zgjidhjen do e japim vetë.” ka shtuar më tej Meta.  E.L /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!