Presidenti Filipinas Duterte, ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij të fundit ku pranonte se në ë kaluarën kishte qenë pak homoseksual, e që më pas ishte shëruar në falë të fejuarës së tij aktuale 25 vjet më të re.
Në një fjalim mbajtur përpara komunitetit Filipinas në Tokio, presidenti 74 vjeçar Duterte, rrëfeu se në të kaluarën e tij kishte qenë pak homoseksual. Më saktë gjatë martesë së tij të parë me një ish stjuardesë me të cilën ka tre fëmijë. Martesë e cila u anulua në vitin 2000.
Tërheqja e Duterte ndaj meshkujve, më pas ishte zhdukur sipas tij, në kohën kur u njoh me të fejuarën e tij aktuale, 25 vjet më të re. Kreu i shtetit Filipinas e cilësoi takimin me të fejuarën e tij si shërim ndaj homoseksualitetit:
“U riktheva sërish burrë, gratë e bukura më shpëtuan” , theksoi ai.
Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ai kishte nisur të urrente meshkujt e bukur.
Opozita në vend e sidomos komuniteti LGBT, kritikoi ashpër fjalët e liderit të Manilës, madje duke vënë në dyshim nëse është pikërisht fakti që ai është homoseksual që e shtyn të ketë urrejtje të madhe ndaj këtij komuniteti./ABC News Albania 24/7