Dusan Vlahovic ka thënë ‘po’, sulmuesi serb pranon rinovimin e kontratës me Juventus

schedule11:29 - 28 Shkurt, 2024

schedule 11:29 - 28 Shkurt, 2024

Dusan Vlahovic dhe Juventus ecin përpara së bashku. Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi serb që mbërriti në Torino nga Fiorentina më janar 2022 do të ishte gati të zgjaste kontratën e tij edhe për dy vite për të ndihmuar klubin, i cili duhet të amortizojë paratë e investuara në të.

Një akt i vërtetë dashurie nga ana e serbit, kontrata e të cili skadon në vitin 2026, i cili tashmë i ka dhënë dritën jeshile agjentit të tij për të shkuar e për të negociuar për rinovimin e kontratës me Juventus./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!