Durrësi në një “dimër ekonomik”, Basha: Si të dalim nga kriza, 5 propozimet për zonat e prekura nga tërmeti

schedule14:41 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 14:41 - 9 Dhjetor, 2019

Përmes një postimi në “Facebook” kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar pesë propozimet që duhen marrë parasysh për të gjitha subjektet ekonomike në zonat e prekura nga tërmeti.

“Për të ndalur futjen e Durrësit në një “dimër ekonomik” me pasoja të rënda sociale që do të vinin nga reduktimi i numrit të të punësuarve, ulja e pagave të punonjësve dhe mbyllja e bizneseve, për të mundësuar një rigjenerim të ekonomisë prodhuese, shërbimeve dhe biznesit të vogël në zonat e dëmtuara, propozojmë këtë paketë të thjeshtë dhe realiste”, shkruan Basha.

Statusi:

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e Durrësit dhe zona të tjera. Mijëra vende pune, biznesi i vogël dhe ekonomia prodhuese janë nën presion. Njësitë e hoteleri-turizmit përballen me rënie konsumi dhe i tremben reduktimit apo anulimit të prenotimeve.

Për të ndalur futjen e Durrësit në një “dimër ekonomik” me pasoja të rënda sociale që do të vinin nga reduktimi i numrit të të punësuarve, ulja e pagave të punonjësve dhe mbyllja e bizneseve, për të mundësuar një rigjenerim të ekonomisë prodhuese, shërbimeve dhe biznesit të vogël në zonat e dëmtuara, propozojmë këtë paketë të thjeshtë dhe realiste.

Fotografia e Lulzim Basha

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!