Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Ai u gjet në lagjen nr. 13, Durrës, në afërsi të bregut të detit dhe dyshohet se është mbytur.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të pajetë dhe dokumentimin ligjor të rastit./abcnews.al


