Durrës/ Drejtori, muzikë dhe drogë, hetimet: Mehmeti shpërndante lëndë narkotike në plazh

schedule15:37 - 8 Korrik, 2024

schedule 15:37 - 8 Korrik, 2024

Dashamir Mehmeti, drejtori i shkollës artistike “Jan Kukuzeli”, i cili u shpall në kërkim nga policia e Durrësit për lëndë narkotike, sipas hetimeve kishte të paktën 3 zona, ku shpërndante kokainë. Konkretisht bëhet fjalë për Zonën Iliria, “Zona e Plazhit”, por edhe zona e “Hekurudhës”.

Për te vënë në jetë aktivitetin e tij kriminal, policia e Durrësit ka zbuluar se Dashamir Mehmeti, përdorte edhe një biznes të tij me automjete të lëshuar me qira. Ishin pikërisht këto automjete me të cilat, Mehmeti dorëzonte dozat e kokainë tek blerësit e tij.

Ka dyshime se në një ditë ish drejtori i Shkollës arrinte të shiste deri në 30 doza kokaine. Veprimtaria kriminale e Dashamir Mehmetit është faktuar edhe nëpërmjet blerjeve të stimuluara nëpërmjet agjentëve të drogës në të paktën 3 raste.

Verifikime po kryhen për kontaktet e Dashamir Mehmetit, konkretisht personat ku ai merrte lëndën narkotike por edhe nëse aktiviteti i tij është shtrirë edhe brenda institucionit ku ai ushtronte detyrën.

Për këtë arsye policia e Durrësit ka çuar për ekspertizë, telefonat e tij celularë të gjendura në banesë gjatë kontrolleve. Gjatë fundjavës, pas një hetimi 2 mujor, policia e Durrësit, arrestoi 15 persona sit ë përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike, kryesisht kokaine, ndërsa në kërkim vijon të jetë Dashamir Mehmeti dhe 2 persona të tjerë. Në banesat e  të dyshuar, policia ka sekuestruar 1 kallashnikov, 3 pistoleta, 1 pushkë, 1 çifte si dhe municion luftarak.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!