Pas kalimit në turin e dytë, ku Laçi mposhti Iskran, tashmë kurbinasit po përgatiten për ndeshjen e radhës në Conference League, ndaj Petrocub.
Ndaj, moldavëve, Laçi niset sërish si favorite për të kaluar më tej teksa para ndeshjes së parë e cila luhet këtë të enjte, vihen re edhe disa ndryshime në listën e futbollistëve të federuar. Kështu, jashtë ka përfunduar sulmuesin Harmon Van Dave ndërsa është përfshirë portieri Klajdi Kuka dhe mbrojtësi Isi Manellari.
Sezonin e fundit, Kuka e mbylli te Tërbuni, ndërsa sa i takon mbrojtësit Manellari, së fundmi ishte pjesë e Tomorit. Ndërkohë, Laçi ka mësuar edhe kundërshtarin e raundit të tretë nëse eliminon Petrocub teksa shorti i rezervon fituesin e çiftit Fehervar-Gabala. /f.a/abcnews.al