Shpëtim Duro, trajneri i njohur kryeqytetas, është sonte pjesë e panelit të emisionit “Pressing”, që transmetohet çdo të hënë dhe të enjte në Abc News. Shqipëria U21 ishte temë diskutimi gjatë emisionit.
“Rezultatet te moshat kanë munguar këto vite. Sa i takon Shqipërisë U21, e komplimentoj Albanin. Më tregoi para ca kohësh për mungesat që kishte. Fitorja me Andorrën ishte detyrim. Në Austri mori një fitore shumë të rëndësishme. Ajo që ka rënë në sy është produkti nga Superiorja tek U21. Kjo është shumë e rëndësishme.
“Për Bushin ishte e lehtë për faktin që tre lojtarë i kishte nga Tirana kampione. Ka tre lojtarë të Laçit. Më ka bërë përshtypje Marku, që nuk e ka pozicion natyral krahun e djathtë të mbrojtjes. Ka bërë ndeshje të shkëlqyer, si në Azerbajxhan dhe me Shqipërinë U21.
Është Çokaj, plus Selmani, Kallaku. Bëhet fjalë për një ekip që i ka parë nga afër. Kur nuk ka diferenca, më mirë të merren nga kampionati vendas. I ke nën vëzhgim më shumë këta lojtarë”. /abcnews.al

