Duro: Kam skuadrën më të fortë në Kosovë, e pranojnë edhe kundërshtarët

schedule10:36 - 9 Nëntor, 2020

schedule 10:36 - 9 Nëntor, 2020

Në dhjetë ndeshjet e fundit Feronikeli ka vetëm një fitore, por kjo nuk e shtyn trajnerin e skuadrës nga Drenasi të mos mendojë se ka skuadrën më të fortë në Kosovë.

I ftuar në Klan Kosova, Klodian Duro shprehet se ka skuadrën më të fortë në Superligës në dispozicion dhe shprehet se edhe kundërshtarët e kanë pranuar se Feronikeli mbrohet mirë.

 

Bardhejeshilët mbajnë vendin e shtatë në renditjen e Superligës së Kosovës me 12 pikë pas 11 ndeshjesh. Duro në gjashtë ndeshje si trajner i Feronikelit numëron një fitore, një humbje dhe katër barazime.

“Unë mendoj se Feronikeli është skuadra më e fortë për momentin. Tabela do flasë në fund sepse llogaritë bëhen në fund dhe jo në fillim. Me ndeshjet e fundit që kemi zhvilluar të gjithë e kanë parë se kush është Feronikeli.

E thanë edhe Munishi dhe trajneri i Gjilanit se Feronikelit nuk mund t’i shënonin pasi mbrohemi fort, mendoj që këto komponentë flasin në favorin tonë”, u shpreh Duro. /abcnews.al