Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Durmishi është një “zotëri i vjetër”/ Sulmuesi shqiptar vazhdon të shkëlqejë tek Juventus U20

schedule12:54 - 14 Mars, 2026

schedule 12:54 - 14 Mars, 2026

Ka lindur larg Shqipërisë.

Quhet Arman Durmishi, prindërit I kanë dhënë jetë në Koper të Sllovenisë, ndonëse origjina kuqezi e ka bërë të vetën.

Sulmuesi I ri që nisi karrierën pikërisht në Slloveni për të kaluar tek Juventusi, shënoi sërish javën që kaloi në kampionatin italian U20, pra tek Shpresat.



Ndaj Xhenoas u realizua goli I 8-të në ligë, dhe I 10-ti në total në vetëm 25 ndeshje, ndërsa shqiptari ka nisur të tërheqë vëmendjen.

Sezonin e parë tek “Zonja e Vjetër”, ndërsa ishte në ekipin U17, arriti plot 15 gola në 22 ndeshje dhe shpejt kaloi tek Shpresat.

Me shtatlartësi gati 1.90 metra, shqiptari nga Sllovenia habit më shumë me topin në këmbë, sesa me goditjet me kokë, ku gjithashtu nuk fal.

Jo më kot, Juventusi I pagoi Koperit 800 000 euro për një djalosh që ishte vetëm 16 vjeç, një shifër që shkon tani në 1 milionë euro.

Kanë nisur shpejt ta krahasojnë me Edin Xhekon, dhe në Itali thonë se ai ka një cilësi të veçantë në futboll, pritshmërinë e kthen në fakt.

Jo më kot, për të thonë se është “bomberi që nuk e pret të ardhmen”, por e kthen në të tashme.

Në kampionatin Shpresa të Serisë A, Armand Durmishi shënon një gol në çdo 83 minuta, duke qenë I dyti në total, vetëm një minutë prapa atij që kryeson, Matias Mankuzos.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!