Anësori holandez Dumfires, e ka patur të vështirë të ambientohej në fillim me lojën e Inter-it.
Pasi u largua Hakimi, drejtuesit e Inter-it menduan se Dumfries do të ishte i duhuri por në fillim nuk po dukej ashtu. Shumë ndeshje anësori po zhgënjente me performancën e tij, madje shumë ndeshje ka qëndruar në stol. Më pas Inzaghi fillon ta aktivizojë nga minutat e para dhe Dumfries e vendosi në “hije” mungesën e Hakimit.
Holandezi tashmë po realizon një performancë mahnitëse ku dhe ka shënuar. Ai ka zbuluar dhe dëshirën e madhe të tij për të kaluar tek zikaltërit.
“Kur mora vesh që Inter më kërkonte, u lumturova shumë. Telefonoja çdo ditë agjentin tim Raiola dhe i thoja që të përshpejtonte gjërat që unë të kaloja me patjetër tek ekipi kampion i italisë”./h.ll/abcnews.al