Lloji i rrallë i oktapodit i quajtur “Dumbo” u pikas nga shkencëtarët amerikanë gjatë një zhytjeje kërkimore në det të thellë që ata kryen me automjetin e tyre të telekomanduar më 13 shtator.
Studiuesit e Trustit të Eksplorimit të Oqeanit po eksploronin fundin e oqeanit në një thellësi prej 1682 metrash në një mal detar pa emër në Monumentin Kombëtar Detar Papahanaumokuakea, në ishujt veriperëndimor të Havait, kur papritmas oktapodi kaloi para kamerës së anijes së tyre E/V Nautilus.
Krijesa e detit u emërua kështu për shkak të pendëve që përplasen në anën e kokës, të cilat i ngjajnë personazhit të famshëm të Disney-t./abcnews.al