Në lamtumirën e tij, Altin Dumani ngeli i vetëm në parlament. Nga njëra anë, opozita e përgatitur për ta bombarduar me 57 pyetje, kurse mazhoranca nga ana tjetër, ishte shumë e qetë, dhe e heshtur, pa asnjë pyetje.
Jo më kot, edhe doktori i shkoi i relaksuar 15 minuta me vonesë, dhe e përshëndeti vetëm një herë, por terreni ishte bërë gati, kishte hedhur në sulm gjithë deputetët e tij opozitë.
Kreu në largim nga SPAK, Altin Dumani i paralajmëroi deputetet se nuk po ikën nga frika, dhe do e shohin serish prokuror.
“Jo, sfrikesohem, do të jem prap prokuror. Kam kërkuar disa here parlamentit për mandatin e prokuroreve. Nëse e shohin si interes ju them se s’do jem me prokuror i SPAK”
Por deri ne 2028 ai do jete prokuror I posaçëm. Dhe në tryezën e tij ka dosje të mëdha. Duke filluar nga ajo e 21 janarit. Ndaj ai dha mesazhin e fundit politikes shqiptare, se për të paprekshëm nuk ka.
“Për SPAK nuk ka rëndësi emrat. Prokurorët kryejnë hetime të gjithanshme dhe objektive.”
Kurse me doktorin tentoi ti mbylli edhe njëherë punët.
“Këto pyetje, i përkasin seancave ne gjykatë”
Nga gjithë raportimi, Dumani u duk i tensionuar, dhe si për fund mandati të tij si drejtues i SPAK, mes partisë në pushtet, dhe asaj në opozitë, me ose pa dashje, pranoi se lufta kundër korrupsionit nuk ishte suksesi më i madh i epokës së tij në krye të SPAK./abcnews.al

