Dumani i tha të gjitha, Beci: Çfarë duhet t’i vendosë në tavolinë prokurorit një i penduar

schedule22:34 - 23 Maj, 2022

schedule 22:34 - 23 Maj, 2022

Nuredin Dumani zbërtheu me rrëfimet e tij bandat kriminale në vend. Dumani, një ndër personazhet më të kërkuar vitet e fundit, ka marrë tashmë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ndërsa është autor i disa vrasjeve.

Por çfarë është një bashkëpunëtor i drejtësisë? I ftuar në studion e “Log.,” me Endri Xhafon, avokati Eugen Beci shpjegoi kriteret që duhet të përmbushë një i pandehur për të bashkëpunuar me hetuesit. Sipas Becit, i pandehuri duhet të ketë të dhëna kriminale për t’ja vendosur prokurorit në tavolinë dhe është ky i fundit që bën më pas vlerësimin.

Lexo edhe: “Shqipëria, banditët i ka modestë,” Vangjeli: Biznesmenët e krimit s’kanë një ideologji t’i lidhë

“Në bazë të nenin 37 janë disa kushte që e detyrojnë një person të bashkëpunojë me drejtësinë. Ai duhet të ketë të dhëna kriminale që t’ja vendosë në tryezë prokurorit. Relatimet tij të jenë të lidhura me prova të rëndësishme. Në një vlerësim që bën prokurori vlerëson nëse është i domosdoshëm bashkëpunimi e të për drejtësinë.

Është një marrëveshje që nënshkruhet dhe lidhet pasi bisedojnë. Kemi edhe një efekt kohor që është 30 ditë. Brenda këtyre 30 ditëve verifikohen ato që ka thënë.

Po ta shohësh mënyrën si është arrestuar, besoj se punën e rëndësishme duhet ta ketë pasur prokuroria e Elbasanit në fillim.

Deklarimet e të penduarve u nënshtrohen rregullave. Deklarimet duhen të jeë të përputhura me indicie dhe prova. Që këta dy persona sado që të flasin në rast se nuk e kanë të bazuar deklarimin e tyre dhe kjo është detyrë e prokurorisë.  

Në rast se janë arrestuar dhjetë persona dhe nuk di kush do pendohet nga këta, dhe bisedon me të gjithë. Në këtë rast kemi të bëjmë me një person që është hapur apo dorëzuar dhe nuk ka ku të vejë. Dhe si duket që ka një rrugë pa kthim që do të kishte një bashkëpunim”, shpjegoi Beci. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!