Duma ruse ratifikon aneksimin e katër rajoneve ukrainase

schedule14:07 - 3 Tetor, 2022

schedule 14:07 - 3 Tetor, 2022

Duma ruse ka ratifikuar në mënyrë unanime ligjet për aneksimin e katër rajoneve ukrainase në Rusi.

The Guardian raporton se asnjë deputete nuk votoi kundër projektligjit të Presidentit Vladimir Putin dhe ndryshimeve kushtetuese për të inkorporuar rajonet Zaporizhzhia, Kherson, Donetsk dhe Luhansk në Rusi.

Ligjvënësit në dhomën e lartë dhe këshilli i federatës së Rusisë, pritet të zyrtarizojnë nesër aneksimin e paligjshëm të katër territoreve ukrainase në Rusi./abcnews.al/