Duma replikon me Ramën: Merr një makinë llogaritëse… energjia do paguhet 4.4 herë më shumë

schedule15:12 - 8 Shtator, 2022

schedule 15:12 - 8 Shtator, 2022

Deputetja e PD, Grida Duma, më anë të një reagimi u shpreh se me çmimin e re të energjisë shumë familje në Shqipëri do të paguajnë 4.4 herë më shumë nëse kalojnë 800 kilovator.

“Nëse shpenzoni më shumë se 7,600 lekë në muaj energji, fatura shtesë do të jetë 4.4 herë më e lartë! Të gjithë ata që normalisht në dimër shpenzojnë më shumë se 800 kë energji, që i korrespondon një fature prej 7,600 lekësh në muaj, do ta paguajnë energjinë shtesë shumë më shtrenjtë.” Ky është vendimi i qeverisë, e cila pretendon që kjo prek vetëm 3 % të qytetarëve.  Duke parë faturën dhe shpenzimin tuaj, mendoni që ju prek ky vendim dhe kjo rritje?  Nëse po, komentoni”, ka shkruar në facebook Duma.

Ndërkohë që i është përgjigjur menjëherë Kryeministri Rama, i cili thotë se faturat që tani shkojnë mbi 9100 lekë dhe nga 2 tetori për çdo kilovator që shkon mbi 800 kwh, do të paguhet 42 lekë.

“Komenti im është ky: 7X7 nuk bëjnë 42 dhe 800këh energji nuk prodhojnë një faturë mujore 7.600 lekë, por një faturë 9.120 lekë! Kush do të harxhojë më shumë, për çdo kë mbi 800-ën  nuk do të paguajë çmimin e mbrojtur 9.5 lekë me TVSh, po çmimin real 42 lekë me TVSh.  Sot janë vetëm 4% e konsumatorëve që shpenzojnë mbi 800këh dhe marrin 19% të konsumit energjetik të familjeve! Ne besojmë se kjo masë do të nxisë kursimin e nga ana tjetër do t’i detyrojë më të pasurit të paguajnë më shumë, në këtë kohë krize kur ata janë edhe më pak të prekurit”, shkruan Rama.

Duma nuk e ka lënë me kaq duke bërë një tjetër reagim kundër Ramës. Duma shkruan se Rama nuk i ka bërë mirë llogaritë. Sipas saj, ekspertë, gazetarë dhe vetë ministria e tij e linjës përllogarisin që çmimi i energjisë do të katërfishohet pas vendimit të qeverisë.

Reagimi i Dumës:

Ti kap ç’a të kapësh e ke në rregull!!

Po t’a kanë kanë kap të gjithë që kur të del llogaria keq varesh tek “7 x 7”!!

Nuk ke faj se nuk llogarit gjë më vetë, merr një makinë llogaritëse, dhe shumëzo siç e shkruan vetë çmimi i mbrojtur është 9.5 lekë me tvsh deri 800 këh.

800 këh x 9.5 leke me tvsh = 7600

Po a ke një tabelë shumëzimi për familjarët që mbi 800 këh do paguajnë 4.4 herë më shumë!!!

Ekspertët, gazetarët, madje dhe vetë ministria e tij e linjës përllogarisin që çmimi i energjisë do të katërfishohet pas vendimit të qeverisë!

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!