Mbledhja e sotme e Komisionit të Shëndetësisë, ku është ftuar për të dhënë sqarime Ogerta Manastirliu është zhvilluar me debate. Deputetja e PD, Grida Duma gjatë fjalës së saj tha se shëndetësia është një nga sektorët më jetikë në vend, ndërsa kritikoi ministren duke thënë se flet vetëm për suksese.
Deputetja demokrate, theksoi se janë bërë disa godina spitalesh, por shëndetësia ështëshërbim. Gjithashtu, Duma u ndal edhe tek procesi i vaksinimit. Sipas saj studentët nuk duan ta bëjnë vaksinën.
“Me pathos politik duhet ti përballojmë të vërtetat. Është një sektor që e ka për nga efektet e ka shtretuar vendin si nga burimet humane edhe në logjika. Nuk është politikë, është realiteti jonë. Është sektor shumë jetik. Nuk ka sens që ne të mos pranojmë këto të vërteta. Vjen ministrja, ekzekutivi dhe flasin për suksese. Që nga momenti që nuk vetëdeklarohet që kemi këto probleme ne kuptojmë që nuk po flasim për të vërtetën. Dhe ju i thoni që opozita s’duhet të flasë. Në këtë sektor ne nuk mund të jemi palë. Ka shumë rëndësi si vendosemi përballë qytetarëve. Padyshim që hun politika këtu. Kemi një skandal politik, ne themi vaksinim sot. Ju tregoj korrespodenca të radhëve të akademikëve që kanë shumë dyshim për vaksinimin me AstraZeneca. Në 2021 jemi një parlament më keq se në vitet 90. Disa godina janë bërë por shëndetësia është shërbim. Kjo është çështja. Kjo nuk mundet sot po i kemi këto suksese kur statistikat tregojnë që shqiptarët kanë harxhuar 40 mijë lekë të vjetra për tu trajtuar nga Covid. Pyetja që kam është si është menduar kronologjia e vaksinimit? Studentët nuk duan të vaksinohen. A do jetë një vaksinim me vaksina vetëm të certifikuara nga Ema?” tha Duma. g.v/abcnews.al