Dule pas takimit me Metën: Zgjedhjet, në një datë sa më të shpejtë

schedule10:37 - 4 Shtator, 2020

schedule 10:37 - 4 Shtator, 2020

Ka përfunduar takimi i katërt i presidentit Ilir Meta më Presidencë me krerët e partive politike, për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Në një prononcim për mediat pas takimit me kreun e shtetit, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule u shpreh se qëndrimi i tyre është për një datë sa më të shpejtë të mundshme.

LEXO EDHE: Idrizi: Nëse Greqia kërkon detin shqiptar, ne do kërkojmë Çamërinë dhe heqjen e ligjit të Luftës

Për të diskutuar për datën e zgjedhjeve si një akt përgjegjshmërie, me qëllim që të nisë sistematikisht përgatitja e procesit që më në fund edhe vendi ynë të arrijë atë standard i cili përbën realitet të përditshëm në çdo vend demokratik.

LEXO EDHE: Arjan Madhi: Zgjedhjet të zhvillohen me 18 prill

Nga këndvështrimi ynë situata, realiteti politik, zhvillimet ekonomike dhe shoqërore kërkojnë zhvillimin e zgjedhjeve në procedurën më të shpejtë. Jemi në pritje të vendimeve të presidentit për të kontribuar edhe ne nga pozicioni ynë. Qëndrimi ynë është i qartë, datën më të shpejtë të mundshme”, u shpreh Dule. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!