Dule: Greqia nuk e ka përdorur në mënyrë inatçore çështjen e detit

schedule22:27 - 22 Shkurt, 2021

schedule 22:27 - 22 Shkurt, 2021

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka deklaruar se i vetmi hap pozitiv i Shqipërisë në procesin e integrimit ishte në vitin 2014, kur mori statusin e vendit kandidat, ndërkohë që presidencën e kishte Greqia.

I ftuar në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Dule u shpreh se  Greqia nuk e ka përdorur për inate çështjen e detit me Shqipërinë.

Lexo edhe: A është me të hedhur? Mediu në “Log.”: Të izolojmë të çmendurin, pakti me Bashën në fund

“Dule fnuk let nga pozitat e pjesëtarit të minoritet grek kundër Erdogan. Por si qytetar. Nuk do kisha asnjë kundërshtim që Shqipëria me Turqinë. Por është tjetër gjë autokrati Erdogan.

Hapi i fundit pozitiv të Shqipërisë e kemi pasur në qershor të 2014 nën presidencën greke, kur mori statusin e vendit kandidat. Greqia nuk e ka përdorur në mënyrë inatçore çështjen e detit. Nuk ka pasur ndonjë marrëveshje të tillë që do ju mbështesim në NATO po na falni detin.

Nuk falet deti dhe toka. Nuk është vetëm marrëveshja e detit. Shikoni sjelljen që ka ndjekur ndaj minoritetin. Ka ndodhur që pjesëtarët e minoritet të mos kenë përfaqësues në qeveri? Ka në ndonjë vend të rajonit. Është Shqipëria e vetmja. Këto nuk janë vetëm politika në dëm të minoritetit. Kush ka qenë më grabitqar se Rama me pronat në bregdet”, tha Dule. g.v/abcnews.al