Dukeshin të pandalshëm, pauza e sezonit “tremb” Ciro Immobilen&Co.

schedule19:58 - 18 Prill, 2020

schedule 19:58 - 18 Prill, 2020

Ciro Immobile, Adama Traore, Trent Alexander-Arnold, Kevin De Bruyne dhe Jadon Sancho, janë vetëm disa nga futbollistët që “mallkojnë” ndalimin e sezonit, pasi po bënin një edicion fantastik, para se gjithçka të ndërpritej për shkak të pandemisë Koronavirus.

Immobile, me 27 gola të shënuar, ishte kandidati kryesor për fitimin e “Këpucës së Artë” këtë sezon, duke mposhtur më në fund të pandalshmin Lionel Messi. Gjithsesi, bomberi italian ndiqet hap pas hapi nga Robert Leëandoëski, me polakun që ka shënuar 25 gola me fanellën e Bayern.

Sezone të shkëlqyera, po bënin edhe dy lojtarët e Liverpool, Arnold dhe Van Dijk. Dy mbrojtësit kanë qenë thuajse të pakalueshëm këtë edicion futbollistik, duke e mbajtur Liverpoolin në krye të Premier League dhe duke e afruar më shumë se kurrë me titullin kampion.

Jadon Sancho po bënte sezonin e tij shpërthyes. Ylli anglez i Borussia Dortmund u bë lojtari i parë në Europë që arriti 10+ gola dhe 10+ asiste, duke qenë lideri absolut i verdhezinjve në Bundesliga. Ndërsa Kevin De Bruyne, po bënte një tjetër sezon me standardet e tij, duke hedhur edhe njëherë tjetër kandidaturën për të qenë ai mesfushori më i mirë në botë. Sa keq që hovi i këtyre futbollistëve u ndal…/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!