“Dukej sikur po flinte, ndjej dhimbje kur lexoj akuzat”, reagon mjeku i Maradonës

schedule16:16 - 23 Maj, 2021

schedule 16:16 - 23 Maj, 2021

Diego Maradona humbi jetën 25 nëntorin e vitit të kaluar, pak ditë pasi kishte festuar 60-vjetorin e lindjes. Arresti kardiak e largoi nga kjo botë kampionin dhe një nga personazhet më popullorë të futbollit.

Dy ditë më parë hetimet në lidhje me vdekjen e “El Diez” morën një kthesë të papritur. Plot shtatë persona akuzohen për vrasje me dashje, mes tyre edhe mjeku Leopoldo Luque. Ky i fundit ka mohuar akuzat në prononcimin e dhënë për mediat argjentinase.

Tani nuk ka më paqe, as për Maradonën dhe as për mua. Situata u përkeqësua prej pandemisë. Në aspektin psikologjik, por edhe prej varësisë së Diegos nga alkooli. Në autopsi shkruhet se Diego ka qëndruar për disa orë në agoni, por është përfundim i gabuar.

 

Maradona dhe Luque (d)

Një person që ndodhet në agoni nuk mund të qëndrojë në pozicion horizontal, Diego dukej sikur po flinte. Ndodhesha në sallën e operacionit kur më telefonoi asistenti i Maradonës, Maxi Pomargo, i cili më tha se Diego kishte pësuar arrest kardiak. Mendova se po bënte shaka.

Ndjej dhimbje kur lexoj komente që jemi ne atë që i shkaktuam vdekjen. Nuk është e vërtetë, unë e kam ndihmuar Diegon, teksa shumë persona i kthyen shpinën. Personalisht, unë ndihem krenar për atë që kam bërë për të“, deklaroi Luque. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!