Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Dukej njeri i mirë”, fqinjët grekë të shqiptarit që vrau gruan me çekiç: Ishin një familje e dashur

schedule12:32 - 6 Dhjetor, 2024

schedule 12:32 - 6 Dhjetor, 2024

Fqinjët grekë të Kastriot Cenkos që vrau gruan e tij Alba Cenko kanë folur për mediat vendase, të cilët flasin për një çift shumë të dashur dhe që nuk kishin shfaqur kurrë probleme.

Ata nuk ishin njerëz që dilnin shumë. Gruaja ishte mirë, punonte shumë me fëmijët e saj. Sa herë e shihja nuk më thoshte se ka probleme me burrin e saj. Ata mund të kenë pasur probleme por si të gjithë çiftet. Nuk ishte as në ndarje, apo diçka të tillë. Ai dukej njeri i mirë, por askush nuk mund ta dijë se çfarë ndodh brenda shtëpisë”, tregoi një i afërm i autorit.

Një banor i lagjes ku ndodhi vrasja mizore e përshkruan viktimën dhe autorin si dy persona që nuk kishin shfaqur kurrë probleme.



“Ata ishin një familje normale, e dashur. Babai nuk ishte një njeri që mund të dukej paranojak. Gjatë gjithë viteve që kam pasur dyqanin këtu, nuk i kam parë kurrë të dështojnë. Ata ishin një çift i bukur”, thotë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!