Deputetja Rudina Hajdari ka treguar gjithmonë që është e lidhur me familjen e saj.
Mbrëmjen e kësaj të premte, ajo ka publikuar në rrjetet sociale një foto me vëllain e saj të madh, Kirin. Dyshja shihen të përqafuar teksa pinë një gotë verë sëbashku në një ambjent me plot gjelbërim.
“Dashuria e vëllait”, ka shkruar Hajdari krahas fotos, ku ka etiketuar edhe Kirin.
Kujtojmë që Rudina Hajdari nuk fitoi dot një mandat në zgjedhjet e fundit, si pasojë në shtator nuk do të jetë më pjesë e parlamentit.l.k/abcnews.al